Sulmi ndaj komunitetit RAE, vije reagimi i zëvëndëskryeministres Redzepi

PUBLIKUAR

Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Gjakovë e Prizren ku janë shkelur të drejtat e komunitetit RAE.

Redzepi i ka quajtur si fyerje shoveniste rastet e fundit ndërsa ka kërkuar dënimin e akterëve të këtyre ngjarjeve.

“Si zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, dënojë fuqishëm aktin e barbarisë dhe shprehjes së urrejtjes dhe intolerancës ndaj popujve të tjerë që vijnë nga komuniteti joshumicë, që fatkeqësisht ndodhi mbrëmë në një qendër tregtare në Prizren, ku një familje rome u sulmua për mosmbajtjen e maskave.

Jam e tmerruar nga fyerjet shoviniste të bazuara në përkatësi racore dhe etnike dhe dënojë fuqishëm sulmin ndaj pjesëtarëve të komunitetit rom!

Romët janë qytetarë të barabartë të qytetit dhe shtetit tonë, të cilët gëzojnë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë.

Të gjithë ata që morën pjesë në sulm do të mbajnë përgjegjësi, jam e sigurt në punën e institucioneve kompetente” ka thënë zëvëndëskryeministrja në reagim./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...