Suharekë: Sekuestrohen substanca narkotike, pushkë gjuetie, telefon mobil dhe disa vegla dyshuese

PUBLIKUAR

Janë gjetur dhe sekuestruar 512 kg e 89 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një granat hedhëse, një pushkë gjuetie, një traktor, një telefon mobil dhe disa vegla pune që shërbejnë për mbjellje në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Maqitevë, Suharekë.

Sipas raportit të policisë me vendim të prokurorit, substancat narkotike janë asgjësuar.

I dyshuari gjendet në arrati si dhe rasti është duke u hetuar. LipjaniNews

 

 

Njoftimi i policisë:

KULTIVIM I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT

Fsh. Maqitevë, Suharekë 16.09.2025-17:30. Raportohet se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 512 kg e 89 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një granat hedhëse, një pushkë gjuetie, një traktor, një telefon mobil dhe disa vegla pune që shërbejnë për mbjellje. Me vendim të prokurorit, substancat narkotike janë asgjësuar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

SHIKO MË SHUMË

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që u kap me kokainë në Ferizaj

Gjykata e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V.G, i dyshuar...

Dha deklaratë të rrejshme në seancë gjyqësore, arrestohet një person në Pallatin e Drejtësisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. Arrestimi i tij ndodhi të mërkurën...

Sherr në Komunën e Leposaviqit, arrestohet e më pas lirohet zëvendëskryetarja e komunës

Një sherr ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Komunën e Leposaviqit. Zëvendëskryetarja e...