Ka nisur marshi protestues i studentëve, i thirrur nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës.
Ata po kundërshtojnë dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vjet burgim.
Marshi do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe do të vazhdojë drejt sheshit “Skënderbeu”.
Parlamenti Studentor ka paralajmëruar se marshit do t’i bashkohen edhe universitetet private.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim – të gjithë për krime lufte.



