Southamptoni synon ta rikthejë Balen

PUBLIKUAR

Klubi anglez është duke e përgatitur një ofertë për ta bindur yllin uellsian që t’i bashkohet atij

Southamptoni do të mundohet ta rikthejë Gareth Balen gjatë verës që vjen

Ylli uellsian kishte luajtur në këtë ekip në sezonin 2006/2007 para se t’i bashkohej Tottenhamit.

E tash, mediumi “El Nacional” raporton se Southamptoni po e bën gati një ofertë për përfaqësuesin uellsian, përcjell “Gazeta Express”.

32 vjeçari do t’i japë fund eksperiencës në Real Madrid në fund të këtij sezoni.

Dhe, nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në St Mary’s.

Mirëpo, Balen e kërkon edhe ish-klubi tjetër i tij, Tottenham.

Pra, sipas të gjitha gjasave, futbollisti ofanziv do të rikthehet në Premierligë gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...