Southamptoni përgatit ofertë për të mahnitshmin Armando Broja

PUBLIKUAR

Southamptoni është duke e përgatitur një ofertë prej rreth 30 milionë eurove për sulmuesin shqiptar të Chelseat, Armando Broja.

Përfaqësuesi i Shqipërisë Broja është duke e kaluar këtë sezon në huazim të Southamptoni dhe deri tani ka lënë mbresa të mëdha, raporton Gazeta Express.

Prandaj klubi nga Hampshire dëshiron ta bëjë 20-vjeçarin të vetin, duke ia ofruar Chelseat rreth 30 milionë euro, sipas ekspertit të tregut të transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Southamptoni do t’ia paraqesë Chelseat ofertën për Brojën shumë shpejt.

Chelsea është shprehur në të kaluarën se Broja është i pashitshëm dhe duke e parë edhe qëndrimin e trajnerit të të kaltërve, Thomas Tuchel, vështirë se oferta e Southamptonit do të pranohet.

Trajneri gjerman e adhuron shqiptarin dhe së fundmi e tha qartazi: “Broja është lojtari ynë”.

Broja, i cili i ka shënuar 5 gola dhe e ka dhënë një asist në 18 paraqitje për Southamptonin në Premierligë këtë sezon, pritet të rikthehet në Chelsea në fund të sezonit, kur edhe i mbaron huazimi në St. Mary’s.

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...