Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

PUBLIKUAR

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur në konferencën e mbajtur mbrëmë se sot nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai.

Ndërkaq janë numëruar 99,26 për qind e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Deri tash kanë mbetur vetëm edhe 19 kuti pa u numëruar, sipas të dhënave që janë përditësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raporton Klankosova.tv.

Lëvizja Vetëvendosje po prin me 49,30 për qind pasi ka marrë, deri tash, 429 mijë e 979 vota.

Pas tyre vjen Partia Demokratike e Kosovës me 21,01 për qind.

E trea ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59 për qind. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

“Vidovdani” në Gazimestan: Shoqërohen në polici 37 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë manifestimit të “Vidovdanit” gjatë ditës së sotme,...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

e Kosovës ka shqiptuar 1561 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të...

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...