Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit

PUBLIKUAR

Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të BBVK-së, Laurent Krasniqit.

Sipas njoftimit të shokut të ngushtë të tij, Egzon Sahitit, varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Llukar, nga ora 17:00.

Ish-banori i BBVK-së vdiq si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete [të cilën e ngiste ai] dhe një automjeti.

Pavarësisht përpjekjeve nga ana e mjekëve, 29-vjeçari nuk arriti të iu bëjë ballë plagëve të marra.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...