Sonte nuk do të ketë reduktime deri pas mesnate

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka bërë të ditur se sonte nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Buzhala deklaroi se bashkëndjejnë me protestuesit që protestuan kundër reduktimeve.

Reduktime sot ka pas pak në mëngjes dhe pastaj është stabilizuar gjendja. Sonte nuk do të ketë reduktime, të paktën jo deri pas mesnate. Protesta është e drejtë themelore dhe si kompani bashkëndjejmë me protestuesit. Edhe ne jemi të frustruar nga kjo gjendje pasi ka probleme globale”, tha Buzhala.

“Reduktime nuk ka më të gjata se dy orë, dje nuk ka pasur reduktime fare dhe sot vetëm në mëngjes ka pasur pak reduktime. Po flasim për një gjendje më të stabilizuar dhe ndihemi keq nga kjo gjendje”, shtoi ai.

Buzhala mes tjerash tha se çmimet e energjisë elektrike nuk i përcakton KEDS-i.

“Kriza energjetike ka kapluar botën dhe veçanërisht neve si një vend i varfër. Janë krijuar grupet dhe ekspertët për të zgjedh krizën me të cilën po përballemi. Çmimet e rrymës janë më të lira në Kosovë ku gjithandej Evropës janë rritur dhe çmimet nuk i vendosim ne”, tha Buzhala.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...