Sonte do të kompletohet edhe finalja e Ligës së Konferencës

PUBLIKUAR

Krahas Ligës së Evropës, sonte do të kompletohet edhe finalja e Ligës së Konferencës, i cili njihet si kompeticioni i tretë më i rëndësishëm i futbollit evropian.

Sonte na presin dy ndeshje të kësaj gare, të cilat do të nisin nga ora 21:00, shkruan “Gazeta Express”.

Chelsea shihet si favorite absolute për ta prerë një biletë për në finale pasi e fitoi bindshëm me rezultat 4:1 duelin e parë ndaj Djurgardeen në udhëtim.

E sonte londinezët në “Stamford Bridge” do të mundohen ta administrojnë me kujdes këtë kapital dhe ta sigurojnë kështu finalen.

Kurse, dueli tjetër gjysmëfinal do të jetë vërtet i zjarrtë.

Betisi e mundi Fiorentinën në ndeshjen e parë në Spanjë me rezultat 2:1, ndërsa sonte “Viola” do ta kërkojnë përmbysjen e madhe, derisa spanjollët synojnë që ta ruajnë avantazhin minimal nga përballja e parë. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...