Solskjaer flet për humbjen nga Man City dhe për të ardhmen e tij me Unitedin

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur pas humbjes 2-0 të shtunën pasdite ndaj Manchester City në derbin e zhvilluar në Old Trafford.

Djajtë e Kuq u mposhtën nga skuadra e Pep Guardiolës në terrenin e tyre dhe së shpejti mund ta gjejnë veten 11 pikë prapa Chelseat në krye të tabelës së Ligës Premier.

Pas humbjes, Solskjaer u pyet për të ardhmen e tij, teksa nuk hezitoi të përgjigjet me zemërim. Më vonë norvegjezi foli edhe për ndeshjen, duke shtuar se fitorja e Cityt ishte e merituar.

“Jo, nuk mendoj se kam kohen e limituar. Kam komunikim të mirë me klubin gjatë gjithë kohës, i cili është përpara dhe i sinqertë. Unë punoj për Man United, dua më të mirën për Man United. Për sa kohë jam këtu dua ta përmirësoj këtë”, ka thënë fillimisht Solskjaer.

“Shumë e vështirë për të folur për ndeshjen sepse ne filluam keq, pasiv dhe kur ata shënuan golin e parë ishte e vështirë”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...