S’miratohet kërkesa e PDK-së për debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin procedural të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me thirrjen e një debati për të diskutuar për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të kthehet në seancë dhe të diskutojnë për këtë çështje.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës propozon një plotësim-ndryshim në lidhje me rendin e ditës së kësaj seance. Si Grup Parlamentar dje kemi paraqitur kërkesë për një debat parlamentar duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe informacione nga Qeveria e Kosovës rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe këtë debat nuk e kemi menduar për sot, mirëpo duke pasur parasysh sot prezantimin e kryeministrit dhe Qeverisë, konsiderojmë që një çështje e tillë duhet të diskutohet”, ka thënë Tahiri.

Kjo iniciativë e PDK-së nuk mori vota të mjaftueshme për t’u futur në rend dite. /Express

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...