Skenderaj i jep PDK-së rezultatin më të lartë në Kosovë afër 80%, Drenasi 73%

PUBLIKUAR

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare tregojnë se dy bastionet kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Skenderaj dhe Drenasi, i kanë dhënë mbështetje të fuqishme partisë së Bedri Hamzës, por me dallime interesante në përqindje dhe numër votash.

Në Skenderaj, PDK ka siguruar 12,623 vota, që përbëjnë 79.22 për qind të votave të vlefshme, duke regjistruar rezultatin më të lartë për partinë në nivel komunash.

Ndërkaq, në Drenas, PDK ka marrë 13,743 vota, apo 73.75 për qind, duke grumbulluar mbi një mijë vota më shumë se në Skenderaj, pavarësisht se përqindja është më e ulët.

Dallimi shpjegohet me numrin më të madh të votuesve dhe pjesëmarrjen më të lartë në Drenas. Sipas të dhënave të KQZ-së, në Drenas votuan 19,527 qytetarë, me një pjesëmarrje prej 35.05 për qind, ndërsa në Skenderaj votuan 16,715 qytetarë, me një pjesëmarrje prej 32.48 për qind.

Kjo do të thotë se Skenderaj mbetet komuna ku PDK ka dominimin më të madh në përqindje, ndërsa Drenasi vazhdon të jetë komuna që i sjell partisë numrin më të madh të votave në rajonin e Drenicës. Në të dy komunat, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e dyta, me 14.05 për qind në Skenderaj dhe 18.55 për qind në Drenas, duke mbetur shumë prapa PDK-së në dy prej bastioneve më të fuqishme të saj./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

Ka nisur sot verifikimi dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, njoftoi zëdhënësi...

Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje...

Skenderaj, Drenas, Prizren e Prishtinë, komunat ku PDK sipas Muharremit, ka tkurrjen me te madhe te votave

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar disa te dhena ne komunat ku PDK ka minus...