S’ka anulim të mësimit më 6 tetor, MASH-i paralajmëron për njoftimin e rremë

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka reaguar ndaj një njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale, ku pretendohet se më 6 tetor 2026 nuk do të zhvillohet procesi mësimor.

Sipas MASH-it, ky njoftim është i rremë dhe nuk është publikuar nga ministria. Në reagim thuhet se nuk është marrë asnjë vendim për ndërprerjen e mësimit më 6 tetor dhe se procesi mësimor do të zhvillohet sipas orarit të rregullt.

Ministria ka bërë të ditur se në materialin që po qarkullon janë përdorur pa autorizim emri dhe logoja e institucionit, duke krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për një njoftim zyrtar.

MASH-i u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe qytetarëve që të mos e shpërndajnë materialin e rremë dhe për informacione t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të ministrisë.

SHIKO MË SHUMË

Hamza e përsërit që s’takohet me Kurtin për Presidentin pa u votuar ligji për Specialen

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, përsëriti se nuk do të takohet me askënd para...

Ngërçi për Specialen dhe Presidentin, Kurti del në konferencë për media në ora 15:00

Kryeministri Albin Kurti do të mbajë një konferencë për media sot nga ora 15:00m...

Kryeministri Albin Kurti arrin brenda Kuvendit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur brenda objektit të Kuvendit të Republikës së...