Sindikatat e shëndetësisë i mbështesin kërkesat e SBASHK-ut për Ligjin për pagat

PUBLIKUAR

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e përkrah plotësisht kërkesën e Sindikatës të Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës për të mbajtur protestë.

Në njoftimin e FSShK-së thuhet se kërkesat e njëjta si SBASHK-u i kanë parashtruar edhe ata në protestën e fundit që e kanë mbajtur më 8  nëntor.

“FSSHK në koordinim me Sindikatat e tjera  menjëherë pas zgjedhjeve lokale do t’i adresohet  Qeverisë me kërkesën e njëjtë që Sindikatat të përfshihen në proces të hartimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik  dhe që i njëjti të implementohet me buxhetin e vitit 2022”.

“Qeveria edhe njëherë ka treguar se nuk i përfill punëtorët shëndetësor respektivisht të punësuarit në institucione publike duke ia dërguar Projektligjin për paga në sektorin publik për komente menaxhmenteve të institucioneve e jo përfaqësuesve të punëtorëve të cilët me kohë kanë reaguar për transparencë dhe bashkëpunim në hartim të këtij Projektligji”.

“Në fund njoftim për punëtorët shëndetësor Projektligji i cili po qarkullon tek menaxhmentet nuk është i plotësuar me shtojcën respektivisht Aneksin,nuk dihet  se me cilin koeficient janë përllogaritur pagat, andaj ne të gjithë së bashku duhet të jemi unik dhe të mos lejojmë që fatin tonë ta përcaktojnë të tjerët”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përkrah plotësisht kërkesën legjitime të SBASHK-ut respektivisht Këshillit Drejtues të saj, kërkesa këto të përbashkëta edhe të Federatës të paraqitura në Protestën e fundit të mbajtur me datë 08.11.2021.

FSSHK në koordinim me Sindikatat e tjera  menjëherë pas zgjedhjeve lokale do ti adresohet  Qeverisë me kërkesën e njejtë që Sindikatat të përfshihen në proces të hartimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik  dhe që i njejti të implementohet me buxhetin e vitit 2022.

Qeveria edhe njëherë ka treguar se nuk i përfill punëtorët shëndetësor respektivisht të punësuarit në institucione publike duke ia dërguar Projektligjin për paga në sektorin publik për komente menaxhmenteve të institucioneve e jo përfaqësuesve të punëtorëve të cilët me kohë kanë reaguar për transparencë dhe bashkëpunim në hartim të këtij Projektligji.

Në fund njoftim për punëtorët shëndetësor Projektligji i cili po qarkullon tek menaxhmentet nuk është i plotësuar me shtojcën respektivisht Aneksin,nuk dihet  se me cilin koeficient janë përllogarritur pagat, andaj ne të gjithë së bashku duhet të jemi unik dhe të mos lejojmë që fatin tonë ta përcaktojnë të tjerët.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...