Sibel Halimi emërohet drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës

PUBLIKUAR

Sibel Halimi është emëruar drejtoreshë e re e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, transmeton Telegrafi.

“Me shumë kënaqësi e përgjegjësi Sibeli, e ka marrë detyrën e re për ta vazhduar misionin tonë për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike. Znj. Halimi është duke doktoruar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”.Ajo është poete dhe autore e librave me poezi si: “Kopshti i Mëkateve” (2002), “Qenia nuk banon këtu” (2013), “Me ekzistu është vetë kuptimi”, “Zoti më dashuron mua” (2022) si dhe përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017)”, thotë Rama.

Në postimin e bërë në Facebook, Rama thotë se nga viti 2004, Sibel Halimi merret aktivisht me studime e kërkime shkencore në fushën e studimeve gjinore dhe sociologjisë, duke trajtuar problemet socio-filozofike.

“Prej vitit 2014 – 2018 ka qenë e angazhuar si bashkëpunëtore e jashtme në Departamentin e Filozofisë dhe atë të Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe për dy mandate ishte anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Filozofëve të Kosovës. Sibelit i uroj mirëseardhje, dhe punë të mbarë në detyrën e saj të re”, shkruan Rama.

Tutje, ai ka pohuar “jam i bindur se përvoja dhe përkushtimi i saj do të nxjerrin në pah potencialin e madh dhe pasurinë e shpirtit artistik të Prishtinës”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...