Si mund të luajë Tottenhami me Antonio Conten si strategun e tyre të ri

PUBLIKUAR

Pasi e kërkoi në këtë verë dhe u refuzua, Tottenhami ka arritur më në fund që të emërojë Antonio Conten si trajnerin e tyre të ri.

Spurs patën diskutime me 52-vjeçarin italian për marrjen e drejtimit të skuadrës gjatë verës, por përfundimisht nuk ishin në gjendje të pajtoheshin me italianin.

Në vend të tij, Tottenham zgjodhi të vendosë Nuno Espirito Santo – dikur i Wolves – si shefin e tyre të ri në fund të qershorit.

Mezi katër muaj më vonë, Nuno është liruar nga detyrat e tij, me Conten që tashmë është emëruar si strategu i tyre i ri.

Derisa raportohej se mund të kalonte te Manchester United, si pasues i Ole Gunnar Solskjaer, ish-strategu i Chelseat është pajtuar të kalojë te Spurs.

Contes pa dyshim do t’i jetë dhënë garanci se ai do të jetë në gjendje të rifreskojë skuadrën e Tottenhamit në janar, por me dy muaj deri në hapjen e afatit të transferimeve, është përpiluar një formacion se si mund të luajë me lojtarët aktual.

Italiani ka disa lojtarë tashmë te Spurs dhe mund të qëndrojë besnik në skemat e tij si 3-4-3 ose 3-5-2.

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...