Shukri Buja: Zotohem për një Lipjan ku gratë janë shtyllë e qeverisjes

PUBLIKUAR

Shukri Buja përmes një postimi ka njoftuar se si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Lipjanit, është zotuar se se do të hartoj dhe zbatoj programe konkrete që mbështesin punësimin, aftësimin dhe riaftësimin profesional të grave përmes subvencionimit të kujdesit për fëmijët

 

Postimi plotë nga Shukri Buja;

Zotohem për një Lipjan ku gratë janë shtyllë e qeverisjes

I shoqëruar nga Shefja e Shtabit të Grave, znj. Lumturije Bytyqi Hasani, dhe kandidatja për Asamblenë Komunale, znj. Fitnete Gashi Haziri, pata kënaqësinë të takoj disa gra të zonja, aktive dhe të angazhuara nga Lipjani, me të cilat zhvilluam një diskutim të frytshëm rreth sfidave me të cilat përballen gratë në përpjekjet e tyre për fuqizim socio-ekonomik.

Diskutuam hapur për nevojën që institucionet lokale të ndërmarrin hapa të qarta dhe konkrete për mbështetjen e politikave që përmirësojnë zhvillimin, mirëqenien dhe punësimin e grave sepse një shoqëri e barabartë është një shoqëri më e drejtë, më e fortë dhe më humane.

Si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Lipjanit, zotohem se do të hartoj dhe zbatoj programe konkrete që mbështesin punësimin, aftësimin dhe riaftësimin profesional të grave përmes subvencionimit të kujdesit për fëmijët, programeve të vetëpunësimit dhe përfshirjes së tyre aktive në jetën ekonomike dhe publike të komunës. Kjo nuk është vetëm një domosdoshmëri sociale, por një investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe të ardhmen e Lipjanit.

Fuqizimi i gruas është themel i një Lipjani më të drejtë, më të zhvilluar dhe më gjithëpërfshirës.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...