Shukri Buja prezanton rikthimin e Tregut të Gjelbër në Lipjan

PUBLIKUAR

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar projektin për rikthimin e Tregut të Gjelbër, aty ku ka qenë gjithmonë, në zemër të qytetit. Ai theksoi se tregu nuk do të jetë më i improvizuar dhe pa kushte, por një hapësirë moderne, funksionale dhe dinjitoze, që do t’u shërbejë çdo ditë qytetarëve me produkte të freskëta, të shëndetshme dhe të sigurta.

Sipas Bujës, projekti nuk është vetëm ndërtim tregu, por rikthim i identitetit të qytetit dhe mbështetje për fermerët dhe prodhuesit lokalë. Ai parashikon që tregu të shërbejë si një hapësirë sociale, edukative, rekreative dhe kulturore, duke u kthyer në një qendër komunitare, jo vetëm një vend tregtie.

Brenda projektit do të ndërtohen edhe parkingje nëntokësore për 110 automjete, për të lehtësuar qarkullimin dhe për të liruar hapësirat publike. Bujaj shtoi se realizimi i këtij projekti do të krijojë vende pune, do të rrisë cilësinë e jetës dhe do të sjellë më shumë gjallëri në zemër të Lipjanit.

“Ky është vizioni ynë për Lipjanin – një qytet që ruan shpirtin e tij, respekton qytetarët dhe ecën përpara me plan, vullnet dhe punë. Lipjani meriton më shumë, dhe këtë do ta ndërtojmë bashkë,” tha Buja.

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...