Shukri Buja për Memli Krasniqin “U tregove udhëheqës i vërtetë në kohë të vështira”

PUBLIKUAR

Shukri Buja ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga i pari i PDK-së.

“Në çdo vendim, zgjodhe përgjegjësinë para interesit personal. Në çdo hap, veprove me maturi, dinjitet dhe dashuri për partinë dhe për Kosovën”, ka shkruar Buja.

Shkrimi plotë nga Shukri Buja:

I nderuar mik dhe udhëheqës, Memli Krasniqi

U përballe me sfidat më të mëdha në momentet më të ndjeshme për Partinë Demokratike të Kosovës.
E more drejtimin kur shumëkush hezitonte, e konsolidove me përkushtim, e ruajte me guxim dhe me besim të palëkundur në vizionin e saj.

Në çdo vendim, zgjodhe përgjegjësinë para interesit personal.
Në çdo hap, veprove me maturi, dinjitet dhe dashuri për partinë dhe për Kosovën.

U tregove udhëheqës i vërtetë në kohë të vështira, jo për t’u dukur, por për të mbajtur gjallë frymën, unitetin dhe dinjitetin e PDK-së.

Kjo trashëgimi nuk shuhet me dorëheqje, sepse vlerat, puna dhe shembulli yt do të mbeten udhërrëfyes për shumë të tjerë.

Në emër të strukturave të Degës së PDK-së në Lipjan, si dhe në emër të çdo simpatizanti e votuesi të Partisë Demokratike të Kosovës,
të shprehim respekt dhe mirënjohje të thellë për lidershipin tënd, për karakterin e fortë dhe për vizionin që i dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Rrugëtimi yt në politikë mund të marrë forma të reja, por ndikimi yt do të mbetet i përhershëm.

Respekt, nderim dhe mirënjohje, Memli Krasniqi!

Me respekt,
Shukri Buja

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...