Shukri Buja, ka qenë pjesmarrës në protestën në Tiranë.
“Krenarë, të palëkundur dhe gjithmonë në krah të atyre që luftuan për lirinë tonë”, ka shkruar Buja.
Postimi plotë nga Buja:
Ishim shumë, ishim të bashkuar.
Ishim zëri i atyre që nuk janë vetëm, ishim zëri i UÇK-së në Tiranë.🇦🇱
Krenarë, të palëkundur dhe gjithmonë në krah të atyre që luftuan për lirinë tonë.
Ne nuk harrojmë. Ne nuk i lëmë vetëm.
Sot treguam se lufta për drejtësi nuk mbaron kurrë dhe se ata që luftuan për popullin e tyre nuk do të gjykohen nga historia, por do të nderohen nga brezat.
Ne jemi UÇK!
Jemi kujtesa e gjallë,
zëri që nuk hesht,
dora që nuk dorëzohet!
Edhe në Tiranë, edhe kudo gjithmonë në mbrojtje të lirisë!
