Shukri Buja me përkrahje apsolute nga Topliqani

PUBLIKUAR

Shukri Buja ka mbajtur takim me strukturat në Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël.

Buja ka thënë se mbështetja e publikut sonte është më shumë se entuziazëm është përgjegjësi.

“Në Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël, zëri i qytetarëve është i qartë: duan më mirë, ujë 24/7, shkolla moderne ku fëmijët marrin dijen në kushte dinjitoze, si dhe çerdhe e kopshte që garantojnë përfshirjen e hershme në edukim”, ka thënë Buja.

“Rrugë të sigurta, transport publik që lidh çdo lagje me qytetin, parqe, shetitore dhe kënde lojërash ku familjet të kalojnë kohë së bashku”, ka shkruar po ashtu.

“Mbështetja juaj masive sonte është më shumë se entuziazëm është përgjegjësi. Mesazhi është i qartë, jo vetëm për ne, por për të gjithë: fitorja është e jona”, thuhet tutje.

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...