Shukri Buja i bën thirrje PDK-se qe ta marrin Fatmri Limajn ne parti

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka kërkuar publikisht që Fatmir Limaj të përfshihet në listën për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai kritikoi qasjen e PDK-së, duke thënë se partia po hap dyert për persona që, sipas tij, deri dje e kanë sulmuar dhe fyer këtë subjekt politik, vetëm për shkak të votave.

“Edhe në zgjedhjet e kaluara kam bërë thirrje që të merret seriozisht përfshirja e Fatmir Limajt në listën për deputet nga PDK dhe këtë kërkesë e përsëris sërish sot me ngulm të plotë. Nuk është e kuptueshme qasja që po ndjek Partia Demokratike e Kosovës, kur për hir të votave hapen dyert për këdo pa standarde të qarta politike dhe morale, ndërsa në të njëjtën kohë mbyllen dyert për ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë politik dhe historik. Sot pranohen figura që deri dje e kanë sulmuar dhe fyer këtë parti, vetëm sepse sjellin vota. Ndërkohë, lihet anash bashkëpunimi me Fatmir Limajn dhe me struktura të NISMA Socialdemokrate, me të cilët kemi ndarë rrugëtim në momente kyçe të shtetndërtimit”, tha ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...