Shukri Buja dhe Herolind Kozhani marrin mbështetje të madhe në Ribar

PUBLIKUAR

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për Lipjan, edhe në mbrëmje i ka vazhduar takimet me qytetarët.

Në orët e vona të mbrëmjës, Buja bashkë me Herolind Kozhanin, kandidat për Kuvendin Komunal, kanë takuar banorët e Ribarit.

“Mbështetja e tyre e fuqishme, si për Herolindin ashtu edhe për kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Lipjanit, është dëshmi e besimit dhe përkushtimit që kemi ndërtuar me qytetarët tanë. Kjo përkrahje na jep forcë të vazhdojmë rrugën tonë drejt fitores!”, ka shkruar Buja.

Herolind Kozhani në listën e PDK-së për asamblist mban numrin 20. Ai edhe aktualisht është asamblist në Kuvendin e Lipjanit. /Ballkani.info/

 

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...