Shukri Buja bashkë me Vlora Çitakun takuan gratë e Bujanit dhe Bregut të Zi

PUBLIKUAR

Kandidati nga PDK për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka njoftuar se sot, në praninë e Sekretares së Përgjithshme të PDK-së dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, të cilën e ka falënderuar për përkrahjen dhe angazhimin e saj të çmuar, kanë zhvilluar një takim të paharrueshëm me gratë e Bujanit dhe Bregut të Zi, shkruan Demos.

Ai ka shkruar se ky takim u mbush me entuziazëm, energji dhe besim të fuqishëm për fitoren tonë të përbashkët.

“Gratë e këtyre fshatrave na dhanë një mesazh të qartë: përkrahje masive për projektin tonë politik për Lipjanin.

Unë ju premtoj se gratë do të jenë në qendër të vizionit tonë për të ardhmen e komunës. Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim e ndërmarrësi për gratë, mbështetje në arsim dhe trajnim profesional për vajzat e reja, si dhe përfshirje të fuqishme të grave në vendimmarrje.

Lipjani që po ndërtojmë do të jetë një komunë ku zëri dhe kontributi i grave do të jenë themel i zhvillimit dhe progresit tonë.”, ka shkruar Buja.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan pasi vodhi gjësende në një lokal

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka vjedhur gjësende në...

Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Sot rreth orës 15:00, një punëtor 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një...

Këmbësorja goditet në vija të bardha nga vetura në Lipjan (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në një rrugë të Lipjanit. Bazuar në pamjet...