Shtyhet vazhdimi i kontratës së Dybalas

PUBLIKUAR

Juventusi ka kërkuar nga futbollisti argjentinas që të presë deri në muajin shkurt për kontratën e re

Paulo Dybala nuk do ta vazhdojë kontratën në ditët e as në javët në vazhdim, ashtu siç pritej.

Kjo pasi Juventusi ka kërkuar nga përfaqësuesit e futbollistit argjentinas që ta shtyjnë këtë akt.

Sipas mediave italiane, “Bianconeri” kërkojnë kohë dhe kanë premtuar se kjo do të ndodhë në muajin shkurt.

Të dyja palët janë të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin, shkruan “Gazeta Express”.

Por, “Bardhezinjtë” nuk duan të nguten në janar pasi janë fokusuar të bëjnë përforcime muajin tjetër.

Kontrata e Dybalas ishte paraparë të vazhdohej në fund të këtij viti.

Në rrogën e re, Dybala pritet t’i marrë deri në 10 milionë euro në vit, përfshirë këtu bonuset.

Ish-futbollisti i Palermos po mundohet ta marrë pozitën e liderit të ekipit pas largimit të Cristiano Ronaldos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...