Shtrenjtohet edhe uji i pijshëm

PUBLIKUAR

Nga një janari i këtij viti, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për metër kub uji në disa prej qyteteve të Kosovës, raporton Express

Ujin për 1 cent më shtrenjtë do ta paguajnë në fund të këtij muaji konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, KRU “Gjakova”, ndërkaq ata të KRU “Bifurkacioni” do ta paguajnë 2 centë më shtrenjtë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Rregullator, rritje ka pasur vetëm në tarifat për ujin e pirjes, derisa në ato për ujin joshtëpiak ka pasur ulje prej dy centë.

Tarifat e KRU “Prishtina” për vitin 2022
Tarifat e KRU “Prishtina” për vitin 2021

Ndërkaq ndryshime në faturë nuk do të kenë konsumatorët e KRU “Hidrodrini” në Pejë, KRU “Mitrovica” e “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një qytetar shpenzon rreth 90 litra ujë në ditë.

Në Kosovë, 78 për qind e popullatës furnizohet me ujë të pijshëm përmes sistemeve publike të menaxhuara nga kompanitë rajonale të ujësjellësit. Qytetarët e Kosovës furnizohen nga disa burime natyrore dhe artificiale të ujërave.

Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, Batllava në Podujevë, Badoci në Prishtinë, Radoniqi në Gjakovë dhe Përlepnica në Gjilan, krahas lumenjve Drini i Bardhë në Rrafshin e Dukagjinit, Ibri në Mitrovicë, Morava e Binçës në Anamoravë dhe Lepenci në jug, janë disa prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...