Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se dokumenti i dyshuar është konfiskuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Klankosova.tv


