SHSKUK: Bllokohen 1,432 njësi të produktit medicinal në Mitrovicë, në pritje të analizave laboratorike

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar opinionin publik se pas raportimit nga farmacistja përgjegjëse e barnatores së Spitalit Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë lidhur me një rast të dyshuar për produktin medicinal Compound Sodium Lactate Intravenous Infusion BP 500 ml, për të cilin ishte ngritur dyshimi se mund të mos ishte brenda specifikave të përcaktuara, janë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme në bashkëpunim me AKPPM-në dhe Inspektoratin Farmaceutik.

Më 17.06.2026, Inspektorati Farmaceutik ka kryer inspektim në barnatoren e spitalit, me ç’rast është verifikuar gjendja e raportuar për produktin në fjalë.

Përmes procesverbalit të inspektimit, është urdhëruar bllokimi i 1,432 njësive të këtij produkti medicinal deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe procedurave përkatëse vlerësuese.

Sipas autoriteteve, natyra e gjetjeve do të përcaktohet pas përfundimit të analizave laboratorike dhe vlerësimeve profesionale nga institucionet kompetente, ndërsa publiku do të njoftohet me rezultatet përkatëse pas përfundimit të këtyre procedurave.

 

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...