Shpërndahen 285 pako higjienike për familjet skamnore

PUBLIKUAR

Lipjan, 29 dhjetor 2025

Shoqata Humanitare “Bereqeti”, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, sot ka bërë shpërndarjen e 285 pakove higjienike për familjet në nevojë. Këto pako janë financuar nga International Charity Organization, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, zyra në Kosovë.

Shpërndarja u bë në prani të përfaqësuesve të KBI Lipjan dhe Drejtorit të Shoqatës ICO z. Naser Gashi, të cilët i dorëzuan pakot familjeve përfituese.

Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë në bashkëpunim me Imamët e xhamive në të gjithë territorin e Komunës së Lipjanit, Komunën e Lipjanit, Shoqatën Handikos, përfaqësues të veteranëve të UÇK-së, si dhe në bazë të listave ekzistuese të Shoqatës Humanitare “Bereqeti”.

Vlera e përgjithshme e projektit arrin shumën 16,478.70 €, ndërsa vlera e një pakoje higjienike është 57.82 €.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan dhe Shoqata “Bereqeti”, shpreh mirënjohjen e thellë ndaj International Charity Organization për përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj familjeve në nevojë.
Projekte të tilla humanitare janë dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet KBI Lipjan dhe kësaj organizate ndërkombëtare humanitare.

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...