Shpend Ahmeti: Do të doja t’i shihja liderët edhe me ata që humbën, jo vetëm me fituesit

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, u është drejtuar liderëve të partive politike me një mesazh pas përfundimit të zgjedhjeve.

Në reagimin e tij, ka theksuar se përveç festimit të fitoreve, liderët e partive do të duhet të vlerësohonin edhe ata që kanë dhënë maksimumin në garat lokale.

Reagimi i plotë :

“Mbrëmë, Albin Kurtin do të doja ta shihja edhe me Hajrullah Çekun, Taulant Kelemndin e Ardian Golën përveç festimit me Faton Pecin. Mbrëmë, Memli Krasniqin do të doja ta shihja edhe me Arian Tahirin përveç festimit me Shaqir Totajn.

Mbrëmë, Lumir Abdixhikun do të doja ta shihja edhe me Xhafer Gashin përveç festimit me Përparim Ramën.

Të gjithë këta kanë dhënë maksimumin personal, duke ekspozuar veten për t’i ndihmuar subjektit politik.

Disa prej tyre mund edhe të ankohen për mosmbështetje të subjektit në garat e tyre. Krediti për fitore shkon bashkë me përgjegjësinë për humbje.

 

SHIKO MË SHUMË

Reziku nga zjarret, apelohet për kujdes gjatë sezonës së verës, Policia: Zjarrvënësit rrezikojnë deri në 10 vjet burg

Institucionet përgjegjëse për sigurinë, menaxhimin e emergjencave dhe mbrojtjen e pyjeve u kanë bërë...

FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur trupin e një...

Kusari: Duhet komunikim zyrtar ndërpartiak për formimin e institucioneve, situata e komplikuar pasi ka parti me 2-3 qëndrime

Mimoza Kusari, kryetarja e partisë Alternativa, që bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se me...