Shkon në 10 numri i lojtarëve të prekur nga Covid-19 në Barcelonë

PUBLIKUAR

Barcelona ka njoftuar se edhe tre futbollistë të tjerë të ekipit të parë kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19 të enjten, duke e çuar në 10  numrin e futbollistëve të prekur nga koronavirusi në klub këtë javë.

Sergino Dest, Coutinho dhe Ez Abde iu bashkuan Clement Lengletit, Alejandro Baldes, Dani Alvesit, Jordi Albas, Gavit, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele në listën e lojtarëve të Barçës të prekur nga Covid-19, raporton Gazeta Express.

 

Barcelona njoftoi se në testet e bëra këtë të enjte për koronavirus, Dest, Coutinho dhe Abde dolën pozitivë.

Infektimi i tyre me virus vjen në prag të ndeshjes së parë të skuadrës së Xavit në vitin 2022, kundër Mallorcas të dielën më 2 janar.

Por ata nuk janë lojtarët e vetëm në të cilët Xavi nuk do të mundë të llogarisë në këtë kohë.

Sergio Busquets mungon shkaku i kartonëve, ndërsa  Ansu Fati, Pedri, Memphis Depay, Martin Braithwaite dhe Sergi Roberto mungojnë shkaku i lëndimeve.

Kjo nënkupton se ndeshja e Barcelonës në fundjavë kundër Mallorcas në udhëtim mund të shtyhet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...