Shkëndija e Tetovës nënshkruan me mesfushorin brazilian

PUBLIKUAR

Shkëndija e Tetovës ka arritur marrëveshje me brazilianin Andre Mensalao, i cili ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë.

Mensalao është mesfushor qendror, por që luan edhe në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe mesfushorit të majtë, shkruan Indeksonline.

Shkëndija do të jetë përvoja e tij e re në Evropë, pasi që gjatë vitit 2021 ka luajtur në kampionatin armen.

Në gjysmësezonin vjeshtor ishte pjesë e ekipit armen FC Sevan, ku ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola. Paraprakisht, gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në shtetin e tij të lindjes në Brazil.

Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Ndjehem mirë në qytetin e Tetovës, ka disa ditë që jam këtu dhe veç më kam filluar të ambientohem në këtë qytet. Maqedonia e Veriut është angazhimi im i dytë në Evropë pasi që në vitin 2021 isha pjesë e kampionatit armen ku pata paraqitje të suksesshme. Shkëndija ka lojtarë shumë cilësorë, luan futboll të shpejtë dhe futboll sulmues, dhe mendoj se pikërisht kjo më konvenon mua pasi që luaj në pozitën e mesfushorit ofensiv. Gjatë karrierës time kam luajtur në Brazil, dhe ardhja ime në Shkëndijë është sfidë e re për mua për të treguar të gjitha kapacitetet e mia”, u shpreh Mensalao gjatë nënshkrimit të kontratës. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...