Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

PUBLIKUAR

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit në javën e 18-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 24-t me golin e Kristijan Stojkoskit (1-0). Shkëndija reagoi para pushimit dhe barazoi me Fabrice Tamba, i cili realizoi me kokë për 1-1.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë përmbysën gjithçka. Anes Meliqi shënoi për 1-2 pas një goditjeje nga këndi, ndërsa në minutën e 66-të Albin Zejnullai realizoi për 1-3 pas asistimit të Latifit. Fitoren e vulosi Fahd Nzengue, i cili shënoi për 1-4, gol i dytë në po aq paraqitje zyrtare me fanellën e Shkëndijës.

Me këtë triumf, Shkëndija shkon në 42 pikë dhe rrit presionin mbi Vardarin. Në anën tjetër, Tikveshi mbetet në pozitë të rrezikshme, pranë zonës së rënies. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Drita synon hakmarrjen ndaj Drenicës, kjo e fundit e ka mposhtur dy herë këtë sezon

Superliga e Kosovës rikthehet sot me xhiron e 20-të, teksa do të luhet vetëm...

Kiana Kryeziu s’arrin ta përfundojë garën me ski në Olimpiadën Dimërore

Kiana Kryezia ka dalë nga shtegu në garën e disiplinës Super-G në Olimpiadën Dimërore,...

Llapi e Ferizaj kalojnë në çerekfinale të Kupës, Drita e Drenica në ‘shtëpi’

Gjatë ditës së martë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të 1/8 së finales...