Shkelm derës, Berisha futet me forcë në selinë e PD-së

PUBLIKUAR

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë me forcë në selinë e PD-së. Mesditën e sotme grupi i udhëhequr nga Sali Berisha u drejtua për në selinë blu me anëtarët e komisionit të rithemelimit dhe mbështetësit.

Lideri historik i PD-së u ngjit në katin e dytë të godinës. Dyert e sallave ishin të mbyllura, por njëri prej mbështetësve të Sali Berishës e hapi derën me forcë duke e goditur me shkelm. Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën median jashtë.

“Dilni përjashta. Dilni. Vazhdoni” dëgjohej deputeti Flamur Noka. Në korridoret e PD-së u krijua kaos dhe rrëmujë. Përballë sallës ku u fut Berisha me njerëzit e tij, Lulzim Basha po zhvillon një tjetër takim me strukturat e PD-së.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...