Shkatërrohet sasi e madhe e narkotikëve të konfiskuara dhe të sekuestruara në raste të ndryshme penale

PUBLIKUAR

Me autorizim të Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Petrit Kryeziu, ka marrë pjesë sot në procesin e shkatërrimit të substancave narkotike, të konfiskuara dhe të sekuestruara në raste të ndryshme penale.

Shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në përbërje të të cilit kanë qenë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës, në përputhje me procedurat standarde të veprimit.

Gjatë këtij procesi janë shkatërruar këto sasi të substancave narkotike dhe sendeve të ndërlidhura:

• Marihuanë: 347 kg e 804.79 gram

• Kokainë: 886.89 gram

• Heroinë: 7 kg e 788.7 gram

• Bimë kanabis: 8 copë

• Fara kanabisi: 100 kg + 37.7 gram

• Kërpudha narkotike: 155.7 gram

• Monedha të letrës: 160 euro

• Valixhe (çantë): 3 copë

 

Procesi i shkatërrimit është realizuar në një ambient të licencuar, duke respektuar standardet ligjore dhe praktikat e sigurisë.

Ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....