Shifra rekorde: Mbi 4 mijë të infektuar brenda 24 orëve në Kosovë

PUBLIKUAR

4 mijë e 397 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Kaq shumë raste s’janë regjistruar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, raporton Gazeta Express

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 16 mijë mostrave.

Raste të vdekjeve s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 607 qytetarë.

“Nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes. Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333. Në total numri i rasteve aktive është 25.458”, ka njoftuar Ministria./Express

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...