Shi, vranët e ftohtë në pesë ditët e ardhshme

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjatë kësaj jave parashikon mot të vranët dhe reshje shiu.

Vranësirat do të jenë gjithnjë në zhvillim, duke krijuar kushte për vranësira konvektive të cilat nëpër disa vende, ditën e martë do të përcjellën me shkarkime elektrike.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ftohta dhe të lagështa të ajrit. Në këto kushte tri ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu… Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9- 16 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Shtypja  atmosferike do të jetë labile me ulje dhe ngritje rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Pas ditës së premte do të ketë kushte tjera meteorologjike, duke bërë që temperaturat maksimale të rriten rreth 18-19 gradë Celsius. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...