Sherr në Komunën e Leposaviqit, arrestohet e më pas lirohet zëvendëskryetarja e komunës

PUBLIKUAR

Një sherr ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Komunën e Leposaviqit. Zëvendëskryetarja e komunës dyshohet se sulmoi një grua, e cila kishte kërkuar vendimin mbi largimin nga puna.

Policia ka njoftuar se zëvendëskryetarja u arrestua e më pas u lirua në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendëskryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që u kap me kokainë në Ferizaj

Gjykata e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V.G, i dyshuar...

Dha deklaratë të rrejshme në seancë gjyqësore, arrestohet një person në Pallatin e Drejtësisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. Arrestimi i tij ndodhi të mërkurën...

Suharekë: Sekuestrohen substanca narkotike, pushkë gjuetie, telefon mobil dhe disa vegla dyshuese

Janë gjetur dhe sekuestruar 512 kg e 89 gram substancë narkotike e llojit marihuanë,...