Shembull për t’u ndjekur: I riu nga Shtimja dorëzon në polici portofolin me para

PUBLIKUAR

Një gjest i ndershëm është shënuar në Shtime, ku një 26-vjeçar ka dorëzuar në polici një portofol të gjetur me para dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit tw policisw, më 4 gusht, A. Hysenaj (26), nga fshati Petrovë, është paraqitur në stacionin policor në Shtime, ku ka dorëzuar një portofol të gjetur në territorin e komunës.

Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar pronari i portofolit, A.G. (69), nga Shtimja.

Në prani të policisë, pronarit i janë kthyer dokumentet personale, si dhe 150 franga zvicerane dhe 105 euro që ndodheshin në portofol.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka përgëzuar veprimin e qytetarit, duke e cilësuar atë si një shembull të ndershmërisë, përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.

 

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...