Shefi i EULEX-it: Nuk ndërhyjmë direkt në procedurat gjyqësore, vetëm japim rekomandime

PUBLIKUAR

EULEX-i ka bërë prezantimin e Raportit të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Lars-Gunnar Wigemark, shefi i Misionit të EULEX-it, tha se si mision nuk ndërhyjnë direkt në procedurat gjyqësore, vetëm japim rekomandime.

“Qysh nga fillimi i vitit 2019 EULEX-i ka përgatitur 5 raporte, ku tri të parat me KGJK-në, PKP-në e MD-në. Ndërsa në tetor të vitit të 2020-ës, EULEX-i ka prezantuar raportin e parë publik për monitorimin e policisë, prokurorisë e gjyqësorit. EULEX-i nuk mund të ndërhyjë në mënyrë direkt në procedurat gjyqësore, por ajo çka mund të bëjmë është që të ofrojë rekomandime”.

Tutje Wigemark deklaron që monitorimi mund të funksionojë vetëm nëse ka bashkëpunim.

“Për shkak të këtij bashkëpunimi deri më tani kjo karakteristikë e funksionimit të fuqishëm është duke shkuar mirë. Monitorimi e përfshin tërë zinxhirin e gjyqësisë”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...