SHBA rikonfirmon mbështetjen për ndihmë në fushën e shëndetësisë

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier me ç’rast e uroi për fillimin e misionit të tij në Kosovë dhe konfirmoi miqësinë e palëkundur mes dy shteteve.

Siç njofton komunikata e ministrisë, transmeton Express, ambasadori Hovenier nënvizoi mbështetjen e SHBA-së në fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore edhe përmes bashkëpunimit me organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Ministri Latifi e informoi Ambasadorin rreth situatës me COVID-19 dhe theksoi se vendi ynë posedon tani sasi të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë qytetarët, kurse sistemi shëndetësor është përgatitur për reagim adekuat në rast të rritjes së mëtutjeshme të numrit të të infektuarve dhe spitalizimeve nga COVID-19.

Tutje, Ministri Latifi tregoi edhe për planin konkret të Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore tek të gjitha komunitetet në Kosovë edhe përmes aplikimit të Telemjekësisë”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.

Ambasadori Hovenier ritheksoi se ShBA edhe në të ardhmen do t’i ofrojnë mbështetje Kosovës për arritjen e qëllimeve të saja drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...