SHBA: Kosova vendos vetë si shtet i pavarur, por shpresuam se Qeveria do ta lejonte referendumin

PUBLIKUAR

Ambasadori i misionit të ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, ka thënë SHBA-ja ka pozicion të qartë sa i përket të drejtës që Kosova si shtet i pavarur të përcaktojë kushtet për organizimin e zgjedhjeve të shteteve të tjera në territorin e saj, shkruan Gazeta Express.

Në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të Ministrave të OSBE-së, ambasadori i misionit të ShBA-së tha se kanë shpresuar që qeveria do të vazhdonte praktikën e mëhershme që të lejojë OSBE-në t’i mbledhë votat edhe për referendumin e Serbisë

 

“Le të jemi të qartë për pozicionin e ShBA-së mbi të drejtat e Kosovës që si një shtet sovran dhe i pavarur të përcaktojë kushtet përmes të cilave zgjedhjet e shteteve të tjera të zhvillohen në territorin e saj. Ne shpresuam që qeveria e Kosovës do të vazhdonte praktikën e mëhershme të lejimit të OSBE-së për të mbledhur fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë, por zgjodhën që mos ta bëjnë këtë”, ka thënë ambasadori Carpenter.

Qeveria kundërshtoi mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Për këtë u thirr edhe një seancë e jashtëzakonshme ku me 73 vota për u miratua rezoluta nga deputetët që kundërshtonin mbajtjen e këtij referendumit.

Të dielën, qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë udhëtuan në disa qytete të Serbisë për të votuar në referendum.

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...