“Sfida e Supermenit” në TikTok, apel nga Kryetari i Komunës Imri Ahmeti

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit, Kryetari Imri Ahmeti kanë njoftuar se ditëve të fundit janë informuar për rritjen e numrit të nxënësve, fëmijëve të lënduar si pasoj e praktikimit të një loje të re dhe të rrezikshme që është shfaqur në platformën TikTok

Njoftimi plotë nga Komuna e Lipjanit:

Apel nga Kryetari i Komunës Imri Ahmeti

Njoftim i rëndësishëm për prindërit, fëmijët dhe personelin arsimor.

Ditëve të fundit jemi informuar për rritjen e numrit të nxënësve, fëmijëve të lënduar si pasoj e praktikimit të një loje të re dhe të rrezikshme që është shfaqur në platformën TikTok, duke rezultuar në lëndime fizike për shumë adoleshentë.

Loja quhet Sfida e Supermenit dhe përfshin hedhjen me njërën dorë përpara, duke imituar personazhin Superman.

I bëjmë thirrje të gjithë prindërve: Kujdesuni për përmbajtjet që fëmijët ndjekin në platformat sociale dhe ndihmojini të kuptojnë pasojat e mundshme fizike dhe emocionale që mund të shkaktojnë këto lojëra.

 

Mesazh për fëmijët dhe adoleshentët:
Sfidat e tilla jo vetëm që dëmtojnë shëndetin tuaj, por mund të rrezikojnë edhe jetën tuaj. Mos lejoni që presioni i rrjeteve sociale t’ju shtyjë drejt aktiviteteve të rrezikshme.
Jeta dhe mirëqenia juaj janë më të rëndësishme.

 

Apelojmë për vigjilencë dhe ndërgjegjësim ndaj këtyre fenomeneve dhe lusim personelin arsimor të shtoj kujdesin që fenomene të tilla mos të jenë të pranishme në shkollat.

Shëndeti dhe siguria e fëmijëve tanë janë prioritet!

SHIKO MË SHUMË

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku...

Kampanja “Sofra e Ramazanit” në Lipjan ndihmohen 100 familje

Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Humanitare “Bereqeti”...

Arrestohet një person në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se është ndaluar automjeti me targa lokale i drejtuar nga...