Sfida e Dardanëve është sonte, përballje aspak e lehtë për përfaqësuesen

PUBLIKUAR

Kosova përballet sonte me Norvegjinë në Bergen nga ora 19:00.
Ndeshja transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion. Ky takim zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Në Grupin C bënë pjesë edhe Danimarka. Sfida ndaj danezëve do të zhvillohet më 28 Nëntor në Prishtinë, nga ora 19:00.

Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese. Katër kombëtare kualifikohen në rrethin e dytë parakualifikues.

Kjo është hera e parë që përballen Norvegjia dhe Kosova. Vendasit kanë vënë në dispozicion 1200 bileta për takimin e parë në shtëpi pas 20 vjetësh. Shqiptarët që jetojnë në Norvegji, biletat mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Federatës Norvegjeze (basket.no).

Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shqiptarë, ashtu siç i kanë përkrahur në ndeshjet tjera që i kanë zhvilluar si mysafirë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...