Sevilla pret ofertën përfundimtare të Newcastle për Diego Carlos

PUBLIKUAR

Magpies pritet që ta rrisin ofertën që do t’i plotësojë kushtet e Sevillas

Agjentët e Diego Carlos kanë shkuar në Seville vikendin e kaluar me qëllim që të takohen me drejtorin sportiv të Sevillas, Monchi, për të diskutuar të ardhmen e mbrojtësit brazilian. Me afatin e transferëve të janarit që po shkon drejt fundit, Diego Carlos është pajtuar që t’i bashkohet Newcastle, të cilit i kanë ofruar një pagë katër vjet e gjysmë dhe pagë dyfish më të madhe.

 

Siç ka mësuar Marca, agjentët e Diego Carlos po ashtu e kanë informuar klubin e La Ligas që Newcastle nuk do të dorëzohet deri në nënshkrimin e klientit të tyre dhe do ta rrisin ofertën e tyre afër 55 milionë euro plus bonuse.

Sevilla nuk dëshiron që ta shesë Diego Carlosin në mes të sezonit, por ata gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të dëgjuar oferta të duhura.

Në të njëjtën kohë, mbrojtësi brazilian nuk dëshiron që ta humbas mundësinë për të luajtur në Premier Ligë, derisa ai e di që Newcastle definitivisht do të nënshkruajë me një mbrojtës në janar – ose me të ose me ndonjë mbrojtës tjetër.

Magpies kanë bërë dy oferta deri me tani për Diego Carlos, ku Sevilla ka refuzuar një ofertë 25 milionë euro dhe po ashtu atë për 35 milionë euro për 28 vjeçarin, klauzola e të cilit është 75 milionë euro.

Sevilla do ta merrnin parasysh një rritje të ofertës së Newcastle deri në 60 milionë euro, pa të cilën shumë ata nuk do të mund të marrin shërbimet e Diego Carlosit.

Një shumë e tillë do ta ndihmonte klubin që po përballet me disa probleme financiare, sidomos nga eliminimi nga Liga e Kampionë dhe do t’i mundësonte atyre për të shpenzuar këtë shumë parash për të nënshkruar me një zëvendësim për lojtarin. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...