Sergio Ramos duhet ende të presë, lihet jashtë

PUBLIKUAR

Ramos s’do të debutojë kundër Nantes. Ndoshta në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City.

Ish kapiteni i real Madridit, Sergio Ramos, ende nuk ka debutuar me klubin e ri, Paris Saint Germain.

Lëndimet e kanë penalizuar spanjollin, por që tani i ka lënë anash të gjitha shqetësimet.

Në javën e fundit ai është stërvitur me intensitet me pjesën tjetër të ekipit, por pavarësisht kësaj, ai s’do të luajë sonte kundër Nantes.

Mauricio Pochettino nuk e ka ftuar për këtë ndeshje, kështu do t’i duhet ende të presë për debutimin.

Ramos ndoshta mund të luajë për herë të parë në mesjavë, në Ligën e Kampionëve kur PSG të përballet me Manchester Cityn. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...