Selimi: Do të bëj padi ndaj zëvendësministrit të Drejtësisë

PUBLIKUAR

Selim Selimi e ka cilësuar tentim për persekutim politik ushtrimin e një kallëzimi penal kundër tij nga zëvendësministri aktual i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Kallëzimi penal kundër ish-ministrit të Drejtësisë në Qeverinë Hoti, i ushtruar shtatë muaj më parë nga Ministria e Drejtësisë mbi dyshimet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, është rrëzuar nga Prokuroria e Shtetit.

Prokuroria njoftoi sot se denoncimi ndaj Selimit, por edhe drejtorit të ShKK-së, Nehat Thaçi, u hodh poshtë në mungesë të provave.

Ndërkaq, ish-ministri Selimi tha sot se veprimet e zëvendësministrit Sallahu kundrejt tij, kanë një synim: persekutimin e kundërshtarëve politikë të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

“|Jam në përgatitje të një padie civile ndaj zëvendësministrit Blerim Sallahu për shkak se i njëjti ka përdorur shpifje dhe ka përhapur të pavërteta ndaj meje me rastin e ushtrimit të kallëzimit penal kundër meje më 26 prill të këtij viti.

Dezinformatat e përhapura nga z.Sallahu u vërtetuan sot me hedhjen poshtë kallëzimit penal nga Prokuroria Speciale. Kësisoj, në emër të dëmit material dhe jo-material që më ka shkaktuar, përmes padisë civile do të kërkojë komepnsim në shumën prej 300 mijë eurove. Këtë shumë do ta dhurojë për ‘Kosovo American Education Fund’ ,një fondacion për të financuar shkollimin e juristëve të rinj kosovarë në ShBA

Konsideroj se ushtrimi i kallëzimit penal ndaj meje është një nga metodat e persekutimit politik që tenton të kryejë pushteti aktual ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Qeveria aktuale dhe njerëzit e saj që udhëheqin me Ministrinë e Drejtësisë, e kuptojnë drejtësinë vetëm nëse ajo është e kapur. Me veprimet e tyre, ajo [qeveria] është duke shkatërruar dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar Selimi në Facebook, njofton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...