Sekusetrohen dy armë gjatë një ahengu në Ferizaj

PUBLIKUAR

Dje, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatën se në fshatin Balaj të Ferizajt, në një restaurant, gjatë një ahengu familjar kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

Njësitet reaguese të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, e më pas edhe njësiti i hetimeve dhe njësiti i forenzikës. Gjatë ekzaminimit, nga vendi i ngjarjes janë tërhequr gjithsej 39 gëzhoja të armëve me gaz.

Në kuadër të hetimeve, zyrtarët policorë kanë siguruar dhe intervistuar dëshmitarë, ndërsa si prova materiale janë siguruar edhe video-incizime. Nga analizimi i tyre janë identifikuar personat e dyshuar R.L. dhe SH.M., të cilët dyshohet se kanë shtënë me armë gjatë ahengut familjar.

Ndaj të dyshuarit R.L.(27 vjeç) është iniciuar rast për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërkaq, ndaj të dyshuarit SH.M.(35 vjeç) është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Gjatë veprimeve policore, janë sekuestruar dy armë me gaz dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...