Sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy persona

PUBLIKUAR

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës në orët e mbrëmjes të së hënës janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i Parasë” .

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Tutje bëhet e ditur se Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...