Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikthehet në PDK, shumica e veteranëve dhe strukturave lokale e mbështesin!

PUBLIKUAR

Naim Morina, anëtar i Kryesisë dhe sekretar i Degës së PDK-së në Malishevë, ka deklaruar se shumica e shokëve të tij, si dhe pjesa më e madhe e veteranëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, vlerësojnë se Fatmir Limaj duhet të rikthehet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Morina për Indeksonline ka thënë se Limaj, si një nga themeluesit e PDK-së, e meriton të jetë pjesë e strukturave aktuale të partisë. Ai shton se të gjithë mund të bëjnë gabime politike dhe se tërheqjet apo mospajtimet e së kaluarës nuk duhet të jenë pengesë për rikthim.

“Pse të mos afrohet dhe të jetë pjesë e radhëve të deputetëve? Nëse kjo nuk ndodh, PDK do të shpërbëhet edhe më tej në Malishevë,” ka theksuar Morina.

Ai ka shtuar se mbi 90% e strukturave lokale mbështesin kandidimin e komandant Çelikut për deputet, duke e konsideruar atë si përfaqësuesin më të denjë të zonës. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...